SHBA-ja valë të re sulmesh në Hormuz. Irani godet bazat amerikane në Jordani, Bahrein dhe Kuvajt
SHBA-ja ndërmori një valë të re sulmesh ndaj Iranit dje në mbrëmje, duke vazhduar përshkallëzimin e konfliktit mes dy vendeve, raportoi BBC. Mediet shtetërore iraniane raportuan se një person humbi jetën në jugperëndim të Iranit, ndërsa katër të tjerë u plagosën. Vetëm pak orë pas sulmeve amerikane, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) njoftoi se kishte goditur baza ushtarake amerikane në Kuvajt, Jordani dhe Bahrein. Përshkallëzimi i sulmeve ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e marrëveshjes së përkohshme SHBA-Iran, të nënshkruar në qershor, ndërsa palët vazhdojnë të japin deklarata kontradiktore, për statusin e Ngushticës së Hormuzit. Irani pretendon se e ka mbyllur këtë rrugë strategjike detare deri në një njoftim të dytë, ndërsa SHBA-ja këmbëngul se ajo mbetet e hapur për lundrim. Komanda Qendrore e...
Burimi:
kohajone.com