SHBA-ja nis shoqërimin e anijeve në Hormuz, Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se nga 4 maji forcat amerikane do t’i shoqërojnë anijet neutrale të bllokuara pranë Ngushticës së Hormuzit, për t’i nxjerrë në mënyrë të sigurt nga zona. Ai tha se kjo është një masë “humanitare”, ndërsa shtoi se SHBA-ja po zhvillon “bisedime pozitive” me Iranin për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme. Në një postim në rrjetin Truth Social, Trump paralajmëroi se SHBA-ja do të reagojë, nëse Irani përpiqet ta pengojë këtë mision – gjë që mund të rrezikojë edhe armëpushimin aktual. “Nëse, në çfarëdo mënyre, ky proces humanitar pengohet, atëherë ajo ndërhyrje, fatkeqësisht, do të duhet të trajtohet me forcë”, tha Trump. Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se Teherani do ta konsiderojë çdo përpjekje të...
Burimi:
vizionplus.tv