SHBA-ja kryen sulme të reja në Iran, Teherani hakmerret me sulme në Kuvajt dhe Bahrejn

SHBA-ja kryen sulme të reja në Iran, Teherani hakmerret me sulme në Kuvajt dhe Bahrejn

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se ka kryer sulme të reja ndaj Iranit për ta mbajtur të hapur për lundrim Ngushticën e Hormuzit, duke e nxitur Teheranin të kryejë sulme ndaj Kuvajtit dhe Bahrejnit. Ky përshkallëzim i vë në rrezik përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës. Sulmet e reja, të cilat Shtetet e Bashkuara thanë se u kryen si përgjigje ndaj sulmit të së martës ndaj tri anijeve të mallrave që po kalonin nëpër ngushticë, ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti Donald Trump theksoi se armëpushimi i përkohshëm me Iranin kishte “marrë fund”. “Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë filluar të kryejnë sulme shtesë kundër Iranit për të dobësuar më tej aftësinë e tij për ta kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e...