SHBA-ja dhe Evropa diskutojnë në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombëtar në Bosnje

SHBA-ja dhe Evropa diskutojnë në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombëtar në Bosnje

Këshilli për Zbatimin e Paqes (PIC) nisi më 3 qershor takimin në Sarajevë, ku pritet të diskutohet për zgjedhjen e përfaqësuesit të ri të lartë në Bosnje e Hercegovinë, si dhe për përcaktimin e mandatit të tij të ardhshëm. Përfaqësuesi i lartë, i cili emërohet nga PIC-u, ka mandat për të mbikëqyrur zbatimin civil të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, me të cilën më 1995 u ndal lufta në Bosnje e Hercegovinë. Ai ka edhe të ashtuquajturat kompetenca të Bonit, që përfshijnë mundësinë e imponimit të vendimeve dhe ligjeve, si dhe shkarkimin e zyrtarëve në Bosnje. Në qarqet diplomatike dhe politike përmenden emrat e disa kandidatëve të mundshëm nga Evropa, prej nga janë zgjedhur të tetë shefat e deritashëm të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë...