SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz
Negociatorët amerikanë po përpiqen të bindin Iranin në bisedimet teknike indirekte që po zhvillohen në Doha të heqë dorë nga planet për të vendosur taksa transit në Ngushticën e Hormuzit, duke argumentuar se Teherani do të fitojë shumë më tepër para duke respektuar marrëveshjen bërthamore (MOU) sesa nga tarifat e propozuara. Kjo nismë vjen dy javë pas nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi (MOU) midis SHBA-së dhe Iranit, i cili u jep 60 ditë kohë për të arritur një marrëveshje finale mbi programin bërthamor iranian. Megjithatë, bisedimet për marrëveshjen përfundimtare ende nuk kanë filluar siç duhet për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Ngushticës së Hormuzit. “Ne kemi arritur një mirëkuptim që të mbajmë gjërat të qeta gjatë javës së ardhshme, që të mund të punohet në mënyrë...
Burimi:
vizionplus.tv