SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë të mbeten të larta, teksa Teherani ka përjashtuar mundësinë e rifillimit të bisedimeve direkte me Uashingtonin dhe ka konfirmuar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për lundrimin normal. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se mesazhet mes dy vendeve po transmetohen vetëm përmes ndërmjetësve ndërkombëtarë, përfshirë Omanin. Qëndrimi i Teheranit vjen në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi nga Uashingtoni se dritarja e diplomacisë po mbyllet me shpejtësi. “Nuk ka shumë kohë. Ose do të shkojë shpejt ose aspak,” u shpreh Trump gjatë një deklarate për median Axios, duke e bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme për “veprime të forta ushtarake” nëse kanalizimi diplomatik dështon. Bllokada në Ngushticën e Hormuzit dhe incidentet...