SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në Ngushticën e Hormuzit. Komanda Qendrore amerikane deklaroi se goditi objektiva të shumtë nëpër Iran për t’iu përgjigjur agresionit, sipas saj, të vazhdueshëm ndaj anijeve tregtare. Në shenjë hakmarrjeje, Garda Revolucionare deklaroi se qëlloi raketa dhe dronë ndaj infrastrukturave amerikane në Kuvajt dhe Bahrein. Pas shkëmbimit të zjarrit, si pala amerikane ashtu edhe ajo iraniane akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Lidhur me situatën reagoi edhe presidenti Donald Trump, i cili paralajmëroi se, “Irani nuk do të ekzistojë më” nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të intensifikojnë përballjen ushtarake. “Avionët amerikanë sapo goditën depozitat iraniane me raketa e dronë, si...