SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Gjeneral i lartë amerikan, Alexus Grynkewich ka deklaruar të mërkurën se SHBA-të presin që aleatët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja të rrisin me shpejtësi numrin e avionëve e anijeve me dhe pa pilot që kontribuojnë në planet mbrojtëse të aleancës, ndërsa Uashingtoni tërhiqet në këto zona. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kritikuar vazhdimisht NATO-n dhe u ka thënë anëtarëve të saj evropianë se do të duhet të marrin përsipër përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen konvencionale të kontinentit. SHBA-të u njoftuan aleatëve muajin e kaluar për vendimin e tyre për të zvogëluar kontributin e tyre në një kuadër të njohur si Modeli i Forcës së NATO-s, i cili përfshin një grup forcash që mund të aktivizohen gjatë një krize. Por nuk zbuluan publikisht asnjë detaj....