SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet, rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet, rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur sërish gjatë fundjavës, pas një serie sulmesh dhe kundërsulmesh ushtarake në zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit. Komanda Qendrore Amerikane, US Central Command (CENTCOM), njoftoi se ka kryer “sulme vetëmbrojtëse” ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke argumentuar se veprimi erdhi si përgjigje ndaj “akteve agresive” të Iranit, përfshirë rrëzimin e një droni amerikan mbi ujëra ndërkombëtare. Sipas ushtrisë amerikane, gjatë operacioneve të zhvilluara të shtunën dhe të dielën janë goditur sisteme të mbrojtjes ajrore, qendra kontrolli për dronë dhe dy mjete ajrore pa pilot iraniane në zonat e Gorukut dhe ishullit Qeshm. Uashingtoni pretendon se këto pajisje përbënin kërcënim për anijet që kalojnë në ujërat rajonale. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi se ka goditur...