SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë

SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara po kremtojnë 250-vjetorin e themelimit të vendit me një seri aktivitetesh madhështore, ku qendra e festimeve do të jetë Uashington DC. Në kryeqytetin amerikan është planifikuar një event i veçantë që do të përfshijë paradë ushtarake, një spektakël gjigant fishekzjarrësh dhe një fjalim të gjatë nga presidenti Donald Trump. Organizatorët e kanë cilësuar aktivitetin, i cili zhvillohet në National Mall, si një “rally spektakolar” për të shënuar në mënyrë madhështore këtë përvjetor historik të pavarësisë së SHBA-ve. Sipas organizatorëve, gjatë gjithë ditës mbi Uashington DC do të zhvillohen fluturime demonstrative me avionë ushtarakë, të programuara çdo orë, duke nisur nga ora 13:15 me kohën lokale e deri në perëndim të diellit. Në disa prej këtyre formacioneve ajrore do të marrë pjesë edhe...