SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas një sulmi me dron ndaj një anijeje me flamur panamez në Ngushticën e Hormuzit të shtunën. Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se goditi disa objektiva në të gjithë Iranin si përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj “agresionit të vazhdueshëm” kundër transportit tregtar detar. Si kundërpërgjigje, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) deklaruan se kanë lëshuar raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës amerikane në Kuvajt dhe Bahrein, sipas një njoftimi të shpërndarë nga mediat shtetërore. Pas shkëmbimit të sulmeve, SHBA-ja dhe Irani akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. Në një deklaratë, Centcom tha: “Iranit iu dha mundësia të respektonte marrëveshjen e armëpushimit, por zgjodhi të mos e bënte këtë kur forcat e tij...
Burimi:
opinion.al