SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani përplasen sërish për kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të prerë Teheranit pas përfundimit të bisedimeve teknike dyditore në Doha, Katar, duke theksuar se nuk do të pranojnë asnjë ndryshim në statusin aktual të Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më strategjike detare në botë. Sipas burimeve të cituara nga Al Arabiya dhe Al Hadath, Uashingtoni e konsideron qëndrimin e Teheranit ndaj ngushticës si testin e parë të zbatimit të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes dy palëve në qershor. Zyrtarët amerikanë kanë bërë të qartë se çdo përpjekje për të ndryshuar status quo-në e kësaj rruge detare do të përbënte shkelje të marrëveshjes. Burimet shtojnë se SHBA po monitoron nga afër çdo lëvizje iraniane në zonë dhe se çdo përshkallëzim mund të ndikojë drejtpërdrejt në...