SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje 60-ditore? Detajet e draftit për armëpushimin dhe programin bërthamor

SHBA dhe Irani drejt një marrëveshjeje 60-ditore? Detajet e draftit për armëpushimin dhe programin bërthamor

Negociatorët e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë arritur një marrëveshje paraprake për një memorandum mirëkuptimi 60-ditor, që synon vazhdimin e armëpushimit dhe hapjen e një faze të re negociatash për programin bërthamor iranian, raporton media amerikane Axios. Sipas raportimit, marrëveshja është arritur në parim dhe konsiderohet një hap i rëndësishëm diplomatik mes dy vendeve, marrëdhëniet e të cilave kanë qenë të tensionuara prej vitesh për shkak të çështjeve të sigurisë, sanksioneve ekonomike dhe programit bërthamor të Teheranit. Axios, duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe një burim rajonal, shkruan se diskutimet kanë avancuar më shumë se në raundet e mëparshme të dialogut. Marrëveshja paraprake përfshin disa pika kryesore: – Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për kalim të pakufizuar të anijeve. Irani nuk...