SHBA dhe Irani arrijnë përparim në bisedime, hiqen sanksione dhe lirohen asete iraniane
Negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë përfunduar në mënyrë konstruktive në Zvicër, ndërsa bisedimet teknike do të vazhdojnë gjatë kësaj jave, sipas ndërmjetësve ndërkombëtarë. Takimi vjen pas një periudhe tensionesh dhe pasigurie, të nxitura edhe nga deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, njoftoi se si rezultat i progresit të arritur në negociata, janë hequr sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës dhe janë liruar një pjesë e aseteve të ngrira të vendit jashtë kufijve. Ai shtoi se autoritetet iraniane kanë nisur një plan të gjerë rindërtimi dhe zhvillimi ekonomik. “Është nisur një plan i madh rindërtimi dhe zhvillimi për Iranin”, deklaroi Araghchi pas përfundimit të takimit. Ndërmjetësit nga Katari dhe Pakistani bënë të ditur se...
Burimi:
javanews.al