SHBA/ Anulohet në minutën e fundit ekzekutimi me vdekje, i burgosuri “fitoi” një vit jetë për gabimin e mjekëve
Një ekzekutim me vdekje që ishte planifikuar të kryhej në shtetin amerikan të Tenesit u shty në momentet e fundit, pasi personeli mjekësor nuk arriti të gjente venë për injektimin e solucionit vdekjeprurës te i dënuari Toni Karuthers, 57 vjeç. Autoritetet njoftuan se procedura u anulua dhe guvernatori i shtetit, Bill Lee, i dha të dënuarit një shtyrje prej një viti. Karuthers ndodhej në burgun e Nashvilit dhe ishte dënuar me vdekje për vrasjen e tre personave në vitin 1994. Sipas shërbimit të burgjeve të Tenesit, mjekët arritën të vendosnin linjën e parë të injektimit, por nuk mundën të gjenin një venë të dytë rezervë, siç kërkohet nga ligji. Për këtë arsye, ekzekutimi u ndërpre. I dënuari, i cili ka kaluar më shumë se 30...
Burimi:
vizionplus.tv