Gjyqi për pengim të drejtësisë, Haga cakton shtatorin për deklaratat përmbyllëse për Thaçin
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të enjten se mesi i shtatorit është caktuar për mbajtjen e seancave për shpalosjen e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit – të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë. Seancat për deklarata përmbyllëse do të mbahen më 10, 11 dhe 14 shtator, njoftoi gjykata. Ata akuzohen se, mes prillit dhe nëntorit 2023, kishin ndikuar tek dëshmitë e dëshmitarëve të thirrur nga prokurorët për çështjen gjyqësore për krime lufte kundër vetë Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ndaj Hashim Thaçit janë ngritur tri akuza për tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen...
Burimi:
javanews.al