“Shansi i fundit për Iranin, më pas kapitullimi”, Trump lëshon ultimatumin, Amerikës i mbarojnë raketat

“Shansi i fundit për Iranin, më pas kapitullimi”, Trump lëshon ultimatumin, Amerikës i mbarojnë raketat

Ky është shansi i fundit për Iranin, më pas vjen kapitullimi. Është ky ultimatumi i presidentit Amerikan, Donald Trump, lëshuar në drejtim të Teheranit për të pranuar atë që ekipi i tij ka hedhur në tryezën e negociatave. “Mendoj se ndoshta do të arrijmë një marrëveshje. Por dua t’u jap atyre edhe mundësinë e fundit përpara se të ndërmarrim atë që unë e quaj ‘goditje vendimtare’. Është shumë e vështirë të bëjmë atë që kemi planifikuar dhe që mbetet ende në plan. Do të shohim çfarë do të ndodhë. Është një vendim jashtëzakonisht i vështirë. Jam shumë krenar për faktin se u jap njerëzve një shans. Një sulm i tillë do të ishte një hap shumë i madh dhe, sinqerisht, do të preferoja të mos...