Serbia mes SHBA-ve dhe Kinës, përplasja që ‘vë në provë’ Beogradin

Serbia mes SHBA-ve dhe Kinës, përplasja që ‘vë në provë’ Beogradin

Autoritetet në Serbi janë përballur me një situatë të vështirë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të kufizuar importin e disa produkteve nga kompani kineze që operojnë në Serbi, për shkak të dyshimeve për shkelje të të drejtave të punëtorëve dhe përdorim të mundshëm të punës me detyrim. Vendimi amerikan ka shkaktuar shqetësim në Beograd, ndërsa institucionet serbe nuk kanë dhënë ende një përgjigje të qartë nëse do të hapen hetime për pretendimet. Fokusi i autoriteteve është vendosur kryesisht te pasojat ekonomike dhe ndalimi i eksporteve. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se shteti do të përpiqet të ndihmojë kompanitë e prekura për të zgjidhur problemet me eksportet, duke theksuar rëndësinë e tyre për ekonominë dhe punësimin në vend. Ndërkohë, organizatat për të...