Sendet e Michael Jackson dalin në ankand, doreza ikonike e turneut “Bad” arrin vlera marramendëse (FOTO)

Sendet e Michael Jackson dalin në ankand, doreza ikonike e turneut “Bad” arrin vlera marramendëse (FOTO)

Një nga ankandet më të mëdha në Evropë kushtuar mbretit të popit, Michael Jackson, do të mbahet më 3 qershor në shtëpinë e ankandeve Aguttes, në Neuilly-sur-Seine, pranë Paris. Në këtë event pritet të dalin në shitje rreth 50 artikuj të rrallë nga karriera e artistit legjendar. Ndër objektet më të çmuara spikat doreza e famshme e zbukuruar me kristale Swarovski, të cilën Jackson e përdorte gjatë performancave të këngës Billie Jean në turneun “Bad”. Vlera e saj vlerësohet mes 100,000 dhe 150,000 eurove. Ankandi përfshin gjithashtu një kapelë dhe xhaketë me xixa nga turneu “Victory” i vitit 1984, si dhe kostume të lidhura me projekte ikonike si videoklipi Scream. Përveç tyre, do të ofrohen edhe autografe, aksesorë mode dhe tre vizatime të realizuara nga...