Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin
Senati amerikan ka rrëzuar me një diferencë të ngushtë një rezolutë të propozuar nga demokratët, e cila kërkonte tërheqjen e forcave amerikane të përfshira në konfliktin me Iranin. Rezoluta mori 49 vota pro dhe 50 kundër, ndërsa shumica republikane refuzoi të mbështeste kufizimin e kompetencave ushtarake të presidentit Donald Trump. Në favor të rezolutës votuan edhe tre senatorë republikanë. Mes tyre ishte edhe senatorja republikane Lisa Murkowski, e cila për herë të parë mbështeti tërheqjen e trupave amerikane nga konflikti me Iranin. Pas votimit, Murkowski deklaroi se pritej më shumë qartësi nga administrata amerikane lidhur me situatën e luftës dhe angazhimin ushtarak në rajon. Sipas Kushtetutës së SHBA-së, vetëm Kongresi ka të drejtën të shpallë luftë. Demokratët kanë argumentuar se rezoluta synonte të riafirmonte rolin...
Burimi:
javanews.al