Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit
Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe oficerë të zbatimit të ligjit kanë hipur për herë të parë në një cisternë të flotës së fshehtë ruse. Në bordin e anijes ruse që u sekuestrua ndodheshin 25 anëtarë ekuipazhi me kombësi të ndryshme, raporton SKY NEWS Oficeri komandues i Marinsave Mbretërorë, nënkolonel Tom Quinn, tha se ekuipazhi në bord nuk ka rezistuar dhe kanë qenë “profesional” në ndihmën ndaj marinsave për të marrë kontrollin e sigurt të cisternës së naftës “Smyrtos”. Ai shtoi se ekuipazhi aktualisht është “nën kujdesin e Agjencisë Kombëtare të Krimit”, e cila po i trajton ata “në mënyrën e duhur”. Anija “Smyrtos”, cisternë me flamur të Kamerunit, po lundronte në Kanalin Anglez kur u ndalua në orët e para të mëngjesit....
Burimi:
vizionplus.tv