‘S’do të kenë kurrë armë bërthamore’, Trump: Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit do të mbarojë së shpejti!
Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi të premten se përfundimi i luftës SHBA-Izrael ndaj Iranit është afër. “Ne i kemi ndalur ata. Ata nuk do të kenë kurrë armë bërthamore. Dhe kjo do të mbarojë së shpejti. Do të përfundojë së shpejti”, u tha Trump mbështetësve të tij në shtetin e New Yorkut. “Do të shihni shifra si kurrë më parë, si në rritje ashtu edhe në aspektin e kostos; do të shihni që çmimet e makinave do të bien”, shtoi ai. Më herët të premten, agjencia gjysmëzyrtare iraniane raportoi se një delegacion nga Katari po negocion me ministrin e Jashtëm të Iranit Abbas Araghchi në Teheran, me synim për t’i dhënë fund luftës në kuadër të ndërmjetësimit pakistanez. Lajmi erdhi pasi shefi i ushtrisë së...
Burimi:
syri.net