Sardenjë/ Rast i dyshuar me Ebola në Cagliari, pacienti në spital
Protokollet u aktivizuan për një rast të dyshuar të Ebolës në Cagliari të Sardenjës. Një person u dërgua në njësinë e sëmundjeve infektive të Spitalit Santissima Trinità pasi u mor nga shtëpia, teksa po shfaqte simptoma të përputhshme me virusin. Policia, zjarrfikësit dhe policia lokale mbërritën në vendngjarje, ndërsa mjekët dhe infermierët të veshur me kostume mbrojtëse dhe maska hynë në apartament dhe morën përsipër pacientin, i cili u transportua më pas në spital. Në mbrëmje, Ministria e Shëndetësisë lëshoi një deklaratë ku shpjegonte se pacienti është simptomatik dhe ishte kthyer së fundmi nga Republika Demokratike e Kongos. Deklarata shton se testet do të kryhen nga Instituti Spallanzani i Romës më vonë gjatë mbrëmjes. “Pacienti është aktualisht në izolim në një strukturë spitalore”, shtoi ministria, duke përsëritur...
Burimi:
syri.net