Samiti i NATO-s në Ankara, Trump nis mesazh: Do të bëj diçka për Turqinë që t’i bëjë të lumtur
Presidenti Donald Trump foli me ngrohtësi për Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën në mbrëmje , duke lënë të hapur mundësinë e një “dhurate” në lidhje me avionët F-35 përpara samitit të NATO-s. “Erdogani është një njeri që mund të konsiderohet disi kontrovers, por edhe unë jam i tillë. E njoh personalisht. Mendoj se është një njeri shumë i mirë. Na ka ndihmuar shumë. I thashë të qëndronte larg luftës me Iranin edhe pse është kundër Izraelit, dhe ai qëndroi. Ai ka bërë gjithçka që i kam kërkuar të bëjë”, tha fillimisht presidenti amerikan në një dialog me gazetarët gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte. Kur, më vonë, gazetarët e pyetën nëse do të shkonte në Turqi për Samitin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, me një...
Burimi:
ntv.al