Sa u ka kushtuar realisht amerikanëve lufta në Iran? SHBA përballet me faturën e madhe të konfliktit të armatosur

Sa u ka kushtuar realisht amerikanëve lufta në Iran? SHBA përballet me faturën e madhe të konfliktit të armatosur

Kostoja e luftës së SHBA-së në Iran po rritet ndjeshëm. Pentagoni deklaroi se deri tani konflikti ka kushtuar 29 miliardë dollarë, një shifër më e lartë se vlerësimi prej 25 miliardë dollarësh i dhënë Kongresit vetëm dy javë më parë. Sipas një zyrtari të lartë amerikan, në faturë përfshihen kostot operative, riparimi i bazave ushtarake dhe zëvendësimi i pajisjeve të dëmtuara apo të shkatërruara gjatë sulmeve në Lindjen e Mesme. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se shifra reale mund të jetë shumë më e lartë. Linda Bilmes, eksperte e politikave publike, vlerëson se konflikti mund t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë të paktën 1 trilion dollarë në vitet e ardhshme. Sipas saj, kostot afatshkurtra përfshijnë raketat, bombat, mirëmbajtjen e aeroplanmbajtëseve, pagesat për trupat amerikane dhe zëvendësimin e avionëve apo...