Rusia testoi raketën strategjike bërthamore ‘Sarmat’/ Rreze veprimi mbi 35 mijë kilometra, Perëndimi i shqetësuara nga kapaciteti i saj

Rusia testoi raketën strategjike bërthamore ‘Sarmat’/ Rreze veprimi mbi 35 mijë kilometra, Perëndimi i shqetësuara nga kapaciteti i saj

Rusia ka publikuar pamje dhe video nga testimi i raketës së saj strategjike bërthamore “Sarmat”, duke shkaktuar shqetësim në vendet perëndimore për fuqinë e arsenalit të saj ushtarak. “Sarmat” është zhvilluar për të zëvendësuar raketën e epokës sovjetike “Voevoda” dhe, sipas autoriteteve ruse, ajo e tejkalon paraardhësen e saj në rrezen e veprimit, peshën e ngarkesës dhe parametrat teknikë. Komandanti i Forcave Strategjike të Raketave, kolonel Sergei Karakayev, i raportoi presidentit Putin për përfundimin me sukses të testit gjatë një videokonference, ndërsa kreu i shtetit përgëzoi personelin ushtarak dhe deklaroi se sistemi pritet të hyjë në shërbim luftarak deri në fund të vitit. Putin u shpreh se rrezja e veprimit të raketës “Sarmat” mund të kalojë 35 mijë kilometra dhe se ajo mund të pajiset...