Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia ndërmori në orët e para të 30 korrikut një nga sulmet më të mëdha ajrore të muajve të fundit ndaj Ukrainës, duke lëshuar dhjetëra raketa balistike, raketa lundruese dhe qindra dronë kamikazë. Sulmet goditën disa qytete, përfshirë Kievin, Lvivin, Kryvyi Rihun dhe rajonin e Poltavës. Sipas autoriteteve ukrainase, nga sulmet kanë humbur jetën të paktën tetë persona, mes tyre dy fëmijë, ndërsa të paktën 45 të tjerë janë plagosur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se sulmet dëshmojnë edhe një herë se mbrojtja ndaj raketave ruse është jetike për shpëtimin e jetëve. “Ky terror rus provon edhe një herë se mbrojtja nga kërcënimi i raketave ruse është detyra më e rëndësishme për të ruajtur jetën e njerëzve tanë. Kjo nuk është vetëm një detyrë e...