Rusia rekruton me forcë burra për të mbushur radhët në luftë!

Rusia rekruton me forcë burra për të mbushur radhët në luftë!

Një grua ruse qante me dënesë derisa një grup burrash rrinin ulur në errësirën e një furgoni të bardhë; një tjetër i bërtiste një ushtari me uniformë kamuflazhi kur ai përplasi derën e furgonit. Një tjetër qante dhe bënte kryqin drejt njërit prej burrave: “Lyosha! Të dua!”“Djem, më thoni, a e nënshkruan të gjithë kontratën? A ishte vullnetare?” pyeti një grua që xhiroi rastin e 17 qershorit në Penza, një kryeqytet rajonal me gjysmë milioni banorë në juglindje të Moskës. “A ju detyruan ta bënit?” pyeti ajo. Derisa furgoni nisej për t’u larguar, një tjetër grua doli para tij, duke u përpjekur ta ndalonte. Sipas dëshmitarëve dhe të afërmve me të cilët foli Radio Evropa e Lirë (REL), burrat ishin ndaluar një ditë më parë...