Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, katër viktima e 27 të plagosur, Zelensky kërkon shtimin e presionit ndaj Moskës

Rusia nuk ndal sulmet në Ukrainë, katër viktima e 27 të plagosur, Zelensky kërkon shtimin e presionit ndaj Moskës

Një tjetër natë e përgjakshme në Ukrainë. Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur në qytetin verilindor të Sumyt. Një prej bombave ruse ra pranë një ndërtese banimi në qendër të qytetit, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke lënë banorët nën rrënoja. Sipas autoriteteve lokale, një fëmijë është mes viktimave, ndërsa dy të mitur të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë. Ekipet e emergjencës vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa sirenat e alarmit ajror kanë rene edhe gjatë mëngjesit te kesaj te shtune, për shkak të rrezikut nga goditje  të reja me dronë. Sulmi në Sumy vjen vetëm pak ditë pas bombardimit masiv ndaj Kievit, një prej më vdekjeprurësve të këtij viti. Pas zhvillimeve të fundit, presidenti ukrainas, Volodymyr...