Rusia kthehet pas në kohë: Qytetarët fshehin sërish paratë “nën dyshek”
Rritja e taksave, pasiguria ekonomike dhe frika nga kufizimet financiare po shtyjnë gjithnjë e më shumë rusë dhe biznese drejt përdorimit të parave cash, duke rikthyer një praktikë që dukej e harruar në një nga vendet më të digjitalizuara në botë. Shprehja “mbaji paratë nën dyshek” po rikthehet në debatin publik rus, ndërsa qytetarët po tërheqin gjithnjë e më shumë para nga bankat dhe po preferojnë t’i ruajnë fizikisht në shtëpi. Për vite me radhë, Rusia ishte një nga vendet ku pagesat elektronike ishin bërë pjesë e përditshmërisë. Konsumatorët përdornin kartat bankare për pothuajse çdo transaksion, edhe për shumat më të vogla, falë kostove të ulëta bankare dhe një sistemi fiskal të thjeshtuar për bizneset e vogla. Por situata ka ndryshuar ndjeshëm pas luftës në...
Burimi:
javanews.al