Rusia godet me raketa Kievin, 17 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, Zelensky: Na duhen sistemet patriot

Rusia godet me raketa Kievin, 17 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, Zelensky: Na duhen sistemet patriot

Nata në Ukrainë u shndërrua sërish në një skenë lufte, teksa një valë e fuqishme raketash balistike dhe dronësh rusë goditi Kievin dhe rajonet përreth. Bilanci është i rëndë. Të paktën 17 të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme të mëdha në ndërtesa e infrastrukturë. Alarmet ajrore ranë për orë të tëra, ndërsa banorët u përpoqën të strehohen për tu shpëtuar goditjve. Edhe pas shpërthimeve, ekipet e emergjencës vazhduan kërkimet mes rrënojave, duke punuar nën rrezikun e sulmeve të reja. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, objektivat e operacionit ishin qendra transporti, logjistike dhe shpërndarjeje, të goditura me raketa precize dhe dronë me rreze të gjatë veprimi. Forcat ajrore ukrainase thanë se arritën të neutralizonin shumicën e dronëve, por asnjë nga raketat balistike nuk u ndal....