Rusia godet masivisht Ukrainën, alarm edhe në Poloni: 8 të vrarë, ngrihen avionët luftarakë
Rusia ndërmori një sulm masiv me raketa dhe dronë kundër Ukrainës, që goditi Kievin dhe u shtri deri në Lvivin perëndimor, ndërsa një objekt i paidentifikuar ra edhe në Poloninë fqinje. Kjo e fundit ngriti në ajër avionët luftarakë për mbrojtjen e hapësirës ajrore, teksa shpërthime të forta u raportuan në qarkun e Bilgorajt. Sipas autoriteteve në rajonin e Lublinit, në zonë u zbulua një krater dhe mbetje të një objekti të paidentifikuar, shkruan A2 CNN. Sulmet, që shkaktuan të paktën 8 viktima në Ukrainë, vijnë teksa presidenti Volodimir Zelenski po kthehej nga Shtetet e Bashkuara, ku presidenti Donald Trump pranoi t’i jepte Ukrainës licencën për prodhimin e raketave Patriot.Sirenat e alarmit ranë pothuajse në të gjitha rajonet, ndërsa shpërthime të forta u dëgjuan në...
Burimi:
javanews.al