Rusia godet disa qytete ukrainase, 4 viktima dhe dhjetëra te plagosur
Rusia ka kryer një valë sulmesh me raketa balistike ndaj disa qyteteve ukrainase, duke shkaktuar të paktën katër viktima dhe 36 persona të plagosur, sipas autoriteteve ukrainase. Tre persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën në qytetin lindor të Kharkivit, ndërsa në kryeqytetin Kiev u raportua për një viktimë dhe 16 të plagosur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi sulmin ndaj Kievit si “një nga sulmet më masive me raketa balistike” ndaj kryeqytetit që prej nisjes së pushtimit të plotë rus në shkurt të vitit 2022. Forcat ukrainase deklaruan se mbrojtja ajrore në Kiev rrëzoi 18 nga 41 raketa të lëshuara gjatë natës, ndërsa sistemet kundërajrore kapën edhe 108 dronë rusë. Në rajonin e Kievit u goditën disa zona, ndërsa kryetari i bashkisë...
Burimi:
vizionplus.tv