Rusia gati të rekrutojë 18 mijë luftëtarë të huaj
Moska po përgatitet të rekrutojë të paktën 18 mijë e 500 luftëtarë të huaj deri në vitin 2026, sipas asaj që ka zbuluar agjencia e inteligjencës ushtarake ukrainase Hur. Kështu shkruan Kyiv Independent. Raporti i inteligjencës, hartuar në kuadër të projektit “Dua të jetoj”, një linjë telefonike aktive 24 orë në ditë që inkurajon luftëtarët e rreshtuar me Rusinë të dorëzohen tek forcat ukrainase, sugjeron se Kremlini do të kërkojë kryesisht të rekrutojë qytetarë nga vendet e Azisë Qendrore, përfshirë Kazakistanin, Kirgistanin, Uzbekistanin dhe Taxhikistanin. Sipas Hur, Rusia do të vazhdojë të intensifikojë rekrutimin edhe në vendet në zhvillim në Azi dhe Afrikë, duke u përqendruar tek Bangladeshi, Çadi, Sudani dhe Burundi. Moska u ka dhënë objektiva specifikë mobilizimi oficerëve të rekrutimit, me synimin që...
Burimi:
vizionplus.tv