Rusia forcon praninë në Afrikë, por Wagner përballet me rezistencë dhe humbje
Grupi mercenar rus Wagner po përballet me vështirësi të mëdha në Mali, ku luftëtarët e tij janë përfshirë në përplasje të ashpra me grupet xhihadiste të lidhura me Al-Kaedën, ndërsa degët e mbetura të organizatës në Afrikën Qendrore dyshohet se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme si trafikimi i arit dhe drogës. Një ish-luftëtar i Wagner, i vendosur në Mali, ka deklaruar për mediat se situata është përkeqësuar ndjeshëm. Ai ka treguar se mercenarët rusë përballen me sulme dhe prita në zonat e shkretëtirës, veçanërisht nga grupe të armatosura që veprojnë në rajonin e Sahelit. Pas vdekjes së themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, një pjesë e madhe e mercenarëve rusë në Mali u integruan në strukturën e re të quajtur Africa Corps, nën kontrollin e...
Burimi:
javanews.al