Rusia ‘bllokon sinjalin e avionit’ që transportonte ministrin e mbrojtjes së…
Rusia dyshohet se ka bllokuar sinjalet e një avioni të RAF-it që transportonte ministrin britanik të mbrojtjes. John Healey kishte vizituar ushtarët britanikë në Estoni dhe po kthehej drejt Mbretërisë së Bashkuar kur ndodhi sulmi elektronik të enjten. Avioni po fluturonte pranë kufirit rus në atë moment. Telefonat inteligjentë dhe laptopët nuk mund të lidheshin me internetin, ndërsa pilotët u detyruan të përdornin një sistem tjetër navigimi pasi GPS-ja e avionit u çaktivizua gjatë gjithë fluturimit treorësh. Mendohet se pas incidentit qëndron Rusia. Nuk dihet nëse Healey ishte shënjestruar qëllimisht, por rruga e fluturimit ishte e dukshme në faqet që gjurmojnë avionët, raportoi The Times. Pasagjerëve, mes të cilëve kishte fotografë dhe një reporter, iu tha se avioni Dassault Falcon 900LX mund të vazhdonte të operonte...
Burimi:
syri.net