Rumen Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, kritika Europës: Viktimë e ambicies së saj

Rumen Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, kritika Europës: Viktimë e ambicies së saj

Ish-presidenti bullgar, Rumen Radev, ka dalë fitues në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari, duke siguruar mbi 43-45% të votave, shumë përpara rivalëve të tij politikë. Rezultatet paraprake e vendosin atë si forcën kryesore politike në vend, ndërsa partia konservatore GERB, e udhëhequr nga Boyko Borissov, parashikohet të marrë rreth 13%. Në fjalimin e tij pas fitores, Radev e cilësoi rezultatin si “fitore të shpresës mbi frikën” dhe theksoi se qytetarët kanë refuzuar politikën tradicionale. “Kjo është një fitore e shpresës mbi mosbesimin, një fitore e lirisë mbi frikën. Është gjithashtu një fitore e moralit. Njerëzit kanë hedhur poshtë vetëkënaqësinë dhe arrogancën e partive të vjetra dhe nuk janë dorëzuar para gënjeshtrave dhe manipulimeve. Faleminderit për besimin tuaj”, deklaroi Radev. Ai u shpreh se Bullgaria do...