Rumania shpall “non grata” konsullin rus pas incidentit me dron në Galati

Rumania shpall “non grata” konsullin rus pas incidentit me dron në Galati

Rumania ka shpallur “persona non grata” konsullin e përgjithshëm rus në qytetin bregdetar të Konstancës, një vendim që nënkupton largimin e tij nga vendi dhe mbylljen e pritshme të konsullatës ruse në këtë qytet. Vendimi u bë publik nga presidenti rumun Nicușor Dan pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Mbrojtjes Kombëtare, si reagim ndaj një incidenti me dron rus që goditi një pallat banimi në Galați, duke lënë të plagosur dy persona. Sipas presidentit rumun, droni ishte pjesë e një “tufe” prej 43 dronësh të lëshuar drejt objektivave në Ukrainë. Ai kritikoi gjithashtu disa politikanë rumunë, të cilët sipas tij janë përpjekur të minimizojnë përgjegjësinë e Rusisë për incidentin. Dan theksoi se reagimi i përbashkët i aleatëve të NATO përbën një shfaqje të fortë solidariteti...