Rubio: SHBA dhe Kina bien dakord se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Rubio: SHBA dhe Kina bien dakord se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka deklaruar se president i SHBA-së, Donald Trump, e ngriti çështjen e Iranit me homologun e tij kinez Xi Jinping, por ai nuk u kërkoi asgjë. “Ne nuk po kërkojmë ndihmën e Kinës. Nuk kemi nevojë për ndihmën e tyre”, tha Rubio në një intervistë me NBC News në Pekin. “E ngritëm çështjen për ta sqaruar se cili është qëndrimi ynë dhe për ta bërë të qartë që ata ta kuptojnë, sepse është logjike. Do të flasim për këtë, duke pasur parasysh sa dominuese është kjo çështje”, tha diplomati më i lartë amerikan, duke përsëritur se qëndrimi i SHBA-së është shumë i qartë se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore. I pyetur nëse Kina pajtohet me këtë qëndrim,...