Rubio: “Kuba përbën kërcënim për SHBA”. Havana: Gënjeshtra! Po nxisni agresion ushtarak!

Rubio: “Kuba përbën kërcënim për SHBA”. Havana: Gënjeshtra! Po nxisni agresion ushtarak!

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës janë përshkallëzuar ndjeshëm, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Kuba përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare” të SHBA-së dhe se mundësia për një marrëveshje diplomatike me Havanën “nuk është e lartë”. Deklaratat e Rubios erdhën vetëm një ditë pasi autoritetet amerikane ngritën akuza ndaj ish-presidentit kuban Raúl Castro lidhur me rrëzimin e dy avionëve civilë në vitin 1996, incident ku humbën jetën katër persona, përfshirë shtetas amerikanë. Duke folur para gazetarëve, Rubio tha se SHBA preferon një “zgjidhje diplomatike”, por shtoi se presidenti Donald Trump ka “të drejtën dhe detyrimin” për të mbrojtur vendin nga çdo kërcënim. Ai akuzoi gjithashtu Kubën se është “një nga sponsorët kryesorë të terrorizmit në rajon”. Nga ana tjetër, ministri i...