Rruga që kushton 200 milionë euro për kilometër, projekti gjigant që po sfidon oqeanin në ishullin francez

Rruga që kushton 200 milionë euro për kilometër, projekti gjigant që po sfidon oqeanin në ishullin francez

Réunion po ndërton një nga projektet rrugore më të kushtueshme në botë, rrugën bregdetare Nouvelle Route du Littoral, e cila synon të zgjidhë problemet e mëdha të transportit dhe sigurisë në ishull. Me një kosto që arrin afro 200 milionë euro për kilometër, projekti konsiderohet ndër më të shtrenjtët në nivel global. Rruga ka gjatësi rreth 12 kilometra dhe lidh kryeqytetin Saint-Denis me portin kryesor La Possession, duke kaluar në një pjesë të madhe mbi det. Segmenti kryesor i projektit është një urë gjigante 5.4 kilometra e gjatë, e ndërtuar mbi 48 shtylla të vendosura në fundin e detit. Rruga përfshin gjashtë korsi qarkullimi, korridor për transportin publik si dhe hapësira për këmbësorë dhe biçikleta. Ndërtimi është konsideruar tepër kompleks për shkak të kushteve të...