Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi jugperëndimin e Japonisë është rritur në 30, konfirmoi të enjten kryeministrja Sanae Takaichi. Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi prefekturën Kumamoto, në ishullin Kyushu, të martën, duke shkaktuar dëme të mëdha në banesa, rrjetin elektrik dhe ndërtesa publike. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë operacionet për gjetjen e personave të mbetur nën rrënoja. Një nga incidentet më të rënda ndodhi në një qendër tregtare, ku shembja e një pjese të ndërtesës dhe një shpërthim që ndodhi rreth një orë më vonë shkaktuan disa viktima. Presidenti i kompanisë Aeon deklaroi se shpërthimi ka shumë gjasa të ketë qenë pasojë e rrjedhjes së gazit, ndërsa hetimet janë ende në vazhdim. Rreth 9 mijë banorë të zhvendosur janë strehuar në qendrat e...