Rrëzohet helikopteri në Detin Arabik, një ushtarak i zhdukur
Një helikopter MH-60S Seahawk i Marinës së Shteteve të Bashkuara, i caktuar në aeroplanmbajtësen USS George H.W. Bush, është rrëzuar në ujërat e Detit Arabik mëngjesin e së mërkurës, njoftoi Flota e 5-të amerikane. Tre nga katër pjesëtarët e ekuipazhit janë nxjerrë dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për pjesëtarin e katërt, i cili ende nuk është gjetur. Flota e 5-të amerikane bëri të ditur se nuk ka asnjë tregues që incidenti të jetë shkaktuar nga ndonjë veprim armiqësor dhe se shkaqet e ngjarjes janë ende nën hetim. Ky është aksidenti i dytë me një helikopter ushtarak amerikan në këtë rajon gjatë javëve të fundit. Më 9 qershor, një helikopter AH-64 Apache i Ushtrisë amerikane u rrëzua në Gjirin e Omanit....
Burimi:
vizionplus.tv