Rrethimi i Parisit, çfarë fshihet pas trazirave që shpërthyen pas Champions League
Rrënojat e një kioske të plaçkitur dhe të djegur janë ndër gjurmët e pakta të mbetura në Champs-Elysées nga nata e kaosit pas fitores së Paris Saint Germain në finalen e Champions League. “Ishin të shpejtë për të pastruar gjithçka”, thotë në anglisht një turiste teksa i tregon burrit, duke u kujdesur të fokusojë mirë smartfonin për të fotografuar një nga dëshmitë e pakta të trazirave. Pak më tej, një furgon i djegur qëndron pranë rreshtit të kamionëve të policisë të parkuar buzë trotuarit. Ndërkohë, në atë që parizienët e quajnë bulevardi më i bukur në botë, jeta vazhdon sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Vetëm disa orë më parë, rruga që lidh Place de la Concorde me Harkun e Triumfit ishte shndërruar sërish në një arenë përleshjesh. Me fishkëllimën...
Burimi:
javanews.al