Rrëqethëse, gruaja sjell në jetë foshnjën mes rrënojave të tërmetit në Venezuelë (VIDEO)
Teksa Venezuela vazhdon të përballet me pasojat e tërmeteve shkatërruese, nga zonat e goditura po dalin histori që kanë prekur njerëz në mbarë botën. Njëra prej tyre është ajo e një gruaje shtatzënë, e cila solli në jetë foshnjën e saj mes rrënojave të një ndërtese të shembur, me ndihmën e ekipeve të shpëtimit dhe banorëve të pranishëm. Ngjarja ndodhi gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në zonën e La Guaira. Sipas raportimeve, lindja u zhvillua në kushte tepër të vështira. Në vendngjarje nuk kishte energji elektrike dhe pajisjet mjekësore ishin të kufizuara, ndërsa shpëtimtarët dhe vullnetarët ndihmuan nënën të lindte foshnjën duke përdorur dritat e elektrikëve. 💔A woman in Venezuela gave birth in the ruins after an earthquake, without electricity or medical assistance The delivery took...
Burimi:
vizionplus.tv