Rradhë të gjata në aeroportet e BE, mijëra pasagjerë detyrohen të presin për shkak të kontrollit

Rradhë të gjata në aeroportet e BE, mijëra pasagjerë detyrohen të presin për shkak të kontrollit

Zbatimi i sistemit të ri të kontrollit kufitar të Bashkimit Europian ka shkaktuar vonesa të reja në shumë aeroporte europiane, duke rritur kohën e pritjes për udhëtarët. Problemi lidhet me Sistemin e ri të Hyrje-Daljeve të Bashkimit Europian, një platformë e re dixhitale që regjistron kalimet e qytetarëve nga vendet jashtë BE-së në zonën Shengen. Sistemi kërkon marrjen e gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë së udhëtarëve, në mënyrë që kontrollet të bëhen më të sigurta dhe të zëvendësojnë vulat tradicionale në pasaporta. Në aeroportin Fiumicino të Romës, një nga nyjet më të mëdha ajrore të Italisë, autoritetet kanë pranuar se procedurat e reja kanë zgjatur ndjeshëm kalimin për qytetarët jashtë BE-së. Sipas drejtuesve të aeroportit, koha mesatare e kontrollit është rritur nga 7 minuta në...