Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

Romano Prodi: Amerika nuk është më “motra” e Europës

“Nëse e lëmë Europën të marrë fund, atëherë merr fund edhe qytetërimi.” Me këtë paralajmërim të fortë, ish-presidenti i Komisionit Europian dhe ish-kryeministri italian Romano Prodi argumenton se Bashkimi Europian po kalon një nga momentet më të rëndësishme të historisë së tij dhe se zgjedhjet që do të zhvillohen në disa prej vendeve kryesore të unionit gjatë vitit 2027 mund të përcaktojnë drejtimin që do të marrë Europa në vitet e ardhshme. Në një intervistë për Focus Europe Italy, Prodi thotë se në Francë, Itali, Spanjë, Poloni, Greqi, Finlandë, Estoni dhe Sllovaki nuk do të vendoset vetëm për qeveritë e ardhshme kombëtare, por edhe për ritmin e integrimit europian. “Çdo vend ka interesat e veta kombëtare, por ekziston një çështje e përbashkët: vazhdimi ose jo i procesit të integrimit...