“Rolex” ndalon fluturimin e dronëve mbi fabrikën e re, frikë nga vjedhja e të dhënave

“Rolex” ndalon fluturimin e dronëve mbi fabrikën e re, frikë nga vjedhja e të dhënave

“Rolex” ka marrë një masë të jashtëzakonshme për të mbrojtur sigurinë dhe sekretet e kompanisë, duke ndaluar fluturimin e dronëve mbi kantierin e fabrikës së re në Bulle, në kantonin zviceran të Fribourgut, deri më 31 dhjetor 2032. Gjiganti zviceran i orëve luksoze po ndërton një kompleks të ri ku pritet të punojnë rreth 1 000 persona. Vendimi për mbylljen e hapësirës ajrore mbi kantier është publikuar në Gazetën Zyrtare të kantonit, ndërsa është raportuar edhe nga media zvicerane “La Liberté“. Sipas kërkesës së kompanisë, masa është marrë për shkak të “rritjes shqetësuese të pranisë së dronëve” mbi zonën e ndërtimit, duke krijuar rrezik për sigurinë e punonjësve dhe mundësi për shkelje të privatësisë dhe zbulim të informacioneve të ndjeshme. Policia e kantonit Fribourg ka...