Robert F. Kennedy Jr. kafshohet nga një gjarpër në Florida, videoja bëhet virale

Robert F. Kennedy Jr. kafshohet nga një gjarpër në Florida, videoja bëhet virale

Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas publikimit të një videoje të pazakontë në rrjetet sociale, ku shfaqet duke kapur me duar të zhveshura dy gjarpërinj në Florida. Në videon 49-sekondëshe, Kennedy shihet duke mbajtur dy gjarpërinj të zinj, ndërsa bashkëshortja e tij, Cheryl Hines, dëgjohet duke i kërkuar të tregojë kujdes. Në një moment, njëri prej gjarpërinjve ngrihet papritur dhe duket se e kafshon në dorë, duke e detyruar Kennedyn të tërhiqet nga dhimbja. Pamjet besohet se janë filmuar në rezidencën e Mehmet Oz në Palm Beach, Florida. Në postimin shoqërues, Kennedy shkroi me humor: “Cheryl udhëheq largimin e një çifti racistësh të zinj nga oborri i Dr. Oz”, duke iu referuar specieve të gjarprit...