Rinia e përjetshme jo vetëm fantazi Hollywoodi/ Amerikanë testojnë terapinë që ‘kuron’ plakjen
Me përparimin e teknologjisë duket se ‘rinia e përjetshme’ nuk është më vetëm një fantazi në filma apo romane, por është shkencërisht e mundur. Për herë të parë, një qenie njerëzore, i është nënshtruar një trajtimi të projektuar për të përmbysur procesin e plakjes qelizore. Shkencëtarët në një kompani amerikane të bioteknologjisë me seli në Boston kanë zhvilluar një terapi gjenetike që synon rikthimin e qelizave të plakura ose të dëmtuara te njerëzit. Qëllimi i parë është më i kufizuar: të trajtohen dy sëmundje serioze të nervit optik, glaukoma dhe neuropatia optike ishemike anteriore jo-arteritike. Si funksionon terapia e tyre E njohur si ER-100 (AAV2-OSK), përdor të ashtuquajturit faktorë OSK, tre proteina – Oct4, Sox2 dhe Klf4 për të riprogramuar pjesërisht qelizat, duke fshirë moshën...
Burimi:
ntv.al